Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kujtuar 12 vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, që ishte themelues i kësaj partie dhe president i Kosovës. Mustafa përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kujtimi për Rugovën do të jetë i përjetshëm. “I përjetshëm do të jetë kujtimi dhe nderimi për Arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugova”, ka shkruar Mustafa në Facebook, ku dhe ka publikuar një fotografi bashkë me Rugovën. Mustafa është jashtë shtetit duke u shëruar nga një komplikim shëndetësor, për të cilit sot partia nëpërmes një komunikate ka thënë se është në gjendje të mirë.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …