Deputetja nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë veprimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës me mbajtjen e një minutë heshtjeje për vdekjen e veprimtarit të lirisë, Jonuz Musliut dhe vrasjen e Oliver Ivanoviqit është tregues i injorancës së kësaj qeverie dhe fyerje për qytetarët e Kosovës. Nagavci theksoi se kjo është paradoks qeveri është e papërgjegjshme dhe në garë me veten për sa më shumë skandale. Kjo Qeveri e papërgjegjshme thua se është në garë me veten për sa më shumë skandale. Sot paska filluar mbledhjen me një minutë heshtje për vdekjen e Ivanoviqit, për personin që u dënua për krime lufte kundër civilëve shqiptar! Për të qenë paradoksi edhe më i madh sot u nderuan me një minutë heshtje në të njëjtën kohë veprimtari i lirisë Jonuz Musliu dhe krimineli Oliver Ivanoviq. Ky veprim i sotëm është ofendim për familjet e dhjetra viktimave të luftës që u vranë me urdhër të Ivanoviqit, është tregues i injorancës, inferioritetit dhe servilitetit të kësaj Qeverie, është fyerje për secilin qytetar të Republikës!”.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …