Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria ende nuk ka pranuar zyrtarisht nga Kuvendi materialin rreth iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.Gjatë vizitës në komunën e Obiliqit, kryeministri ka thënë se nuk e di se si të veprojë, pasi që ende nuk e kanë marrë materialin, transmeton KosovaPress.
“Është praktikë kjo procedurë, ne ende nuk e kemi marrë zyrtarisht shkresën dhe nuk e dimë çka përmban shkresa ose materiali i drejtuar. Por, ekzistojnë marrëdhëniet standard qeveria është e respektueshme ndaj parlamentit dhe e respekton çdo kërkesë, çdo procedurë. Nuk di si të iu them, si do të veprojmë për shkak se ende nuk e kemi marrë dhe nuk e dimë çka përmban kërkesa”, ka thënë Haradinaj.