Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është duke marrë pjesë në Forumin botëror të edukimit 2018, i cili po mbahet në Londër. Në këtë samit është duke u diskutuar për “Politikat e edukimit për revolucionin e 4-të industrial-Përgatitja e nxënësve për sukses: të menduarit, të bërit, mirëqenia dhe të mësuarit”. Gjatë zhvillimit të punimeve të këtij forumi ku po marrin pjesë ministrat e arsimit nga shumë vende të botës, ministri Bytyqi, ndër të tjera do të zhvillojë edhe takime me ministra të arsimit të vendeve të ndryshme, që është një mundësi e mirë për rritjen e bashkëpunimit në arsim me vende të zhvilluara. Në kuadër të këtij forumi, ministri Bytyqi ka pasur një takim me drejtoren e Byrosë Ndërkombëtare të Arsimit (UNESCO, Zvicër), dr. Mmantsetsa Marope, me të cilën ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen e afërt.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …