Aleanca Kosova e Re pret nga qeveria ta shqyrtojë vendimin për shkarkimin e Flamur Sefajt

Ministri i Brendshëm, Sefaj: Nuk do të këtë kompromis për shkelësit e rregullave në komunikacion

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka theksuar se zbatimi i rregullave të reja të komunikacion, do të ndikojë dukshëm në rritjen e sigurisë në trafik dhe uljen e numrit të aksidenteve, të cilat në vitin e fundit kanë qenë tejet alarmante.

“Organet kompetente të zbatimit të ligjit do të jenë rigoroze në zbatimin me përpikëri të këtyre rregullave, duke përfshirë këtu edhe konfiskimin veturave të parkuara në trotuare dhe vende të tjera ku pengohet qarkullimi i lirë i këmbësoreve dhe shërbimeve emergjente në kryerjen e detyrave të tyre. Policia do të intensifikojë shqiptimin e gjobave kundrejt shkelësve të rregullave të trafikut deri në vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve në komunikacion. Prandaj, lus qytetarët që të jenë më bashkëpunues me Policinë e Kosovës në këtë aspekt”, ka thënë Sefaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …