Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova, dhe Ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Nedialtço Dantçev, do t’i prezantojnë sot prioritetet e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian para publikut në Kosovë. Presidenca Bullgare ka filluar më 1 janar 2018 dhe do të zgjasë deri më 30 qershor 2018. Fokusi i Presidencës do të vihet mbi Perspektivën Evropiane dhe lidhjen e Ballkanit Perëndimor, të ardhmen e Evropës dhe të rinjve – rritja ekonomike dhe kohezioni social; sigurinë dhe stabilitetin në një Evropë të fortë dhe të bashkuar; dhe mbi ekonominë digjitale dhe aftësitë për të ardhmen.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …