Turqia u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të ndalojnë mbështetjen për milicinë kurde në Siri, ndërsa intensifikoi ofensivën kundër saj. Një zëdhënës i kryetarit turk, Recep Tayyip Erdogan, i tha BBC-së se luftëtarët kurdë janë duke përdorur armë amerikane kundër trupave turke, që po bëjnë përpjekje t’i dëbojnë ata nga rajoni Afrin. Turqia e konsideron milicinë si grup terrorist dhe si degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e cila do autonomi për kurdët brenda Turqisë. Kjo milici, e cila kontrollon territore të mëdha në verilindje të Sirisë, ka qenë aleat kryesor i SHBA-së në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik atje. Ankaraja kërkon tani që t’i jepet fund aleancës, duke thënë se lufta kundër Shtetit Islamik ka marrë fund. “Nuk mund të tolerojmë që Partia e Punëtorëve të Kurdistanit të krijojë një lloj strukture shtetërore përgjatë kufirit tonë në Siri”, tha zëdhënësi i kryetarit turk, Ibrahim Kalin. Forcat turke kanë nisur ofensivën kundër milicisë kurde në Afrin të shtunën. Mijëra civilë raportohet se kanë ikur nga zona.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …