leoni

Reshitaj e Ahmeti koordinohen për veprimet për përmirësimin e cilësisë së ajrit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, priti në takim kryetarin e Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, bashkë me nënkryetarin z. Selim Pacolli dhe disa nga drejtoret e Komunës së Prishtinës. Në këtë takim u diskutua për shumë tema dhe projekte të përbashkëta që përfshinë  ndërtimin e Impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, në vlerë prej 86 milionë euro, ndërtimin  e deponisë  për materialet me kosto totale 350 mijë euro, ndërtimin e unazës së brendshme përmes të cilit do të reduktohej dhe ndotja e ajrit, krijimi i zonave të reja të gjelbra, ndalimin e ndërtimeve pa leje e zbatimin e udhëzimit administrativ për gjobat mandatorë si dhe ndërmarrjen e masave konkrete për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Të gjitha këto projekte ministrja Reshitaj dhe kryetari Ahmeti u zotuan që do të realizohen në kohe reale duke evituar çdo prolongim të procesit. Temë tjetër diskutimi, shumë e rëndësishme, ishte dhe borxhi që ka MMPH-ja ndaj Komunës së Prishtinës për procesin e shpronësimit për periudhën e para vitit 2013, ku me vullnetin e dy palëve u arrit pajtueshmëri  për të bërë pagesën për borxhet që ka ministria, kurse komuna e Prishtinës do të tërheqë paditë dhe lëndët nga përmbaruesi privat. Në konferencën për media, pas takimit, ministrja Reshitaj paraqiti detaje e temave të diskutimit. “Unaza e Prishtinës do ndërtohet dhe do shpronësojmë tokat që nevojiten për ndërtimin e kësaj, po ashtu do punojmë për lansimin e fushatave për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit. Do krijojmë zona të gjelbërua, do të punojmë në krijimin e tabelave informuese vetëdijësuese që do kenë ndikim për mbrojtjen mjedisit. Jemi të interesuar qe të krijohet policia e gjelbër me ç’rast do të kemi zbatim efikas të udhëzimit administrativ për gjobat mandatore”, deklaroi ndër tjerash ministrja Reshitaj. Ndërkaq kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u shprehë i gatshëm për bashkëpunim në realizimin e projekteve të përbashkëta, ku nder të tjerash përmendi edhe rregullimin e varrezave të dëshmoreve të Prishtinë, krijimin e zonave të reja të gjelbra, dhe bashkëpunimin në fushën e ndalimit të ndërtimeve pa leje. Reshitaj e Ahmeti në fund të takimit theksuan që do të harmonizojnë veprimet edhe në reduktimin e ndotjes së ajrit, duke rritur kapacitetin e ko-gjenerimit, ndërtimin e unazës se brendshme, kurse për periudhat kohore kur ka nivel të lartë të ndotjes se ajrit do të shqyrtohet mundësia e reduktimit të qarkullimit të veturave në disa lagje dhe subvencionimin  e transportit publik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …