Biblioteka e Shkollës së Mesme të Lart “12 Maji” në Ratkoc merr dhuratë libra nga klubi letrat “VOREA UJKO”

Në ambientet e Shkollës së Mesme të Lartë “12 Maji” në fshatin Ratkoc të Komunës së Rahovecit, u mbajt orë letrare për shënimin e 550 vjetorit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Flakën e Janarit në nderim të rënies së vëllezërve  Gërvalla e Kadri Zekës. Organizimin e orës letrare e kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre shkrimtari i njohur Prend Buzhala, aktori Ismet Krasniqi-LALA, piktori Idriz Berisha dhe shkrimtari Gjon Gjergjaj, që të gjithë nga klubi letrar “VOREA UJKO”, nga Komuna e Klinës. I pranishëm në këtë organizim ishte edhe Arben Rashkaj-drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Prizren dhe drejtori i Drejtorisë Komunale për Arsim në Rahovec Avni Morina. Përfaqësuesit nga klubi letrar “VOREA UJKO” nga Klina dhe drejtori i shtëpisë së kulturës në Prizren i dhuruan bibliotekës së shkollës mbi 150 tituj librash me poezi e prozë dhe u lexuan poezi nga më të bukurat. Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Rahovec, me këtë rast i ka falënderuar të gjithë të pranishmit me theks të veçantë përfaqësuesit e klubit letrar “VOREA UJKO”, për dhuratën e çmuar që u bënë nxënësve të kësaj shkolle. Nxënësit e SH.M.L“12 Maji”, para të pranishmëve kanë recituar vargje poetike dhe kanë shpalosur punimet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …