MINISTRI LEKAJ U TAKUA ME ZËVENDËSSHEFIN E UNMIK-UT CHRISTOPHER COLEMAN

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, priti në takim zëvendësshefin e UNMIK-ut, Christopher Coleman. Fillimisht ministri Lekaj e falënderoi zëvendësshefin Coleman për punën e deritanishme që ka bërë UNMIK-u deri në krijimin e institucioneve vendore si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Temë kryesore e këtij takimi ishte bartja e kompetencave nga UNMIK-u në institucionet vendore lidhur me normalizimin e hapësirës ajrore të Kosovës. Kjo përgjegjësi për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës në vitin 2004 ishte bartur nga KFOR-i tek UNMIK-u. Tashmë është krijuar Autoriteti i Aviacionit Civil dhe stafi vendor është i përgatitur për t’i marrë kompetencat lidhur me këtë, duke u bazuar në marrëveshjet paraprake, me autoritetet e UNMIK-ut, u tha në këtë takim. Ndërsa, zëvendësshefi i UNMIK-ut Coleman , e falënderoi ministrin Lekaj për pritjen si dhe u shpreh i gatshëm që do të shqyrtohet kërkesa për bartjen e kompetencave për hapësirën ajrore të Kosovës nga UNMIK-u, tek institucionet vendore, të njëjtën do ta përcjellin tek OKB-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …