David Philips, ish-shef i administratës së kryetarit amerikan Bill Klinton bëri thirrje që edhe një herë të bombardohet Serbia në dy vitet e ardhshme. Profesori në Universitetin Amerikan të Kolumbisë, e tha në një debat të fundit në Parlamentin Europian, kur ai insistoi se sipas skenarit të famshëm Holbrooke të vitit 1999, Serbia, nëse është e nevojshme edhe nga bomba, do të duhej të pranonte njohjen përfundimtare të pavarësisë së Kosovës në OKB dhe UNESCO, shkruan gazeta serbe Intermagazine. Me Serbinë duhet të flitet me gjuhën e Holbrookut, në mënyrë të fuqishme dhe agresive, duke e bllokuar atë në të gjitha mënyrat e mundshme, tha Philips, i cili është lobisti kryesor që Uashingtoni dhe Condoleezza Rice të angazhohen në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …