leoni

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha kërkon që Kosova të përfshihet në planet për zgjerim

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha lutet që Kosova të përfshihet në planet për zgjerim

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar sot, ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin ka diskutuar për proceset nëpër të cilat është duke kaluar vendi, me theks të veçantë për procesin integrues.Ajo ka kërkuar nga Franca që ta mbështesë Kosovën në planet e Bashkimit Evropian për zgjerim. “Obligimet tona janë të qarta. Me përkushtim jemi duke u marrë me to. Jemi të bindur se shteti ynë, duhet të rikonfirmohet si pjesë e agjendave integruese, edhe me Strategjinë për zgjerim, që pritet të publikohet në shkurt të këtij viti. Kosova duhet t’i ketë edhe përcaktimet edhe përkufizimet e qarta. Kosova me vendosmëri është duke realizuar MSA-në, andaj, konsideroj se çfarëdo strategjie për integrimin e Ballkanit perëndimor, pa Kosovën, nuk do të jetë e plotë”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa ambasadori i Francës, Didier Chabert, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të MSA-së, luftimin e korrupsionit si dhe Agjendën Evropiane të Reformave, duke ofruar mbështetje të plotë për proceset integruese të Republikës së Kosovës. “Franca qëndron pranë jush, ashtu siç ishte në fazat më të vështira të historisë suaj të re. Kosovën e shohim si pjesë të agjendës integruese dhe pjesë të pandashme të strategjisë integruese për Ballkanin Perëndimor. Kosova ka ende punë për të bërë por në këtë proces, nuk do të jetë e vetmuar”, ka thënë Chabert.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …