Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj: Institucionet t’i mbrojnë fëmijët nga komunikimi i pambrojtur

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj: Institucionet t’i mbrojnë fëmijët nga komunikimi i pambrojtur

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare “Siguria Kibernetike dhe Privatësia”, e organizuar nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, në bashkëpunim me Komunitetin për Siguri Kibernetike dhe Privatësi. Ai tha se Kosova po punon që të mos vonohet në përballje me kërcënimet kibernetike. “Kërcënimet kibernetike vijnë nga shumë anë, nga organizatat terroriste, nga shërbimet e spiunazhit, nga grupe të krimit të organizuar,  hakerët, konkurrent të biznesit, por në raste të caktuara dhe nga akterë të brendshëm, të pakënaqur nga organizata që i takojnë. Përballja me këto kërcënime është sfidë për gjithë botën. Por në rastin tonë duhet ta ndjejmë përgjegjësinë të gjithë ne, që Kosova të mos pësojë nga këto kërcënime dhe të jetë në nivel me të gjithë të tjerët që të mos ndodhin dëme të pariparueshme”, theksoi kryeministri Haradinaj. Ai foli për ekspozimin e fëmijëve të moshës minore në komunikimin e pambrojtur. “Nuk munden vetëm prindërit t’i ruajnë fëmijët nga komunikimet e pambrojtura, por këtë duhet ta bëjnë edhe institucionet. Kosova duhet t’i marrë përgjegjësitë”, tha kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …