Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj është takuar me shefin e Zyrës Belge në Prishtinë Jean-Louis Servais, thuhet në një komunikatë të MPB-së. Gjatë këtij takimi është biseduar për veprimet e ndërmarra në procesin integrues të Kosovës. Sefaj ka thënë së Kosova ka shënuar progres në këto aspekte në theks të veçantë për zbatimin e MSA-së. Ndërsa Jean-Louis Servais, u zotua së shteti i tij do ta përkrah vendin tonë në avancimin e agjendës evropiane. Në fund ministri i Brendshëm e falënderoi shefin e Zyrës Belge për mbështetjen e ofruar Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …