KK në Kaçanik miratoi Planin e Ekzekutivit për vitin 2018

Kuvendi i Komunës (KK) me shumicë votash e ka miratua Planin e Ekzekutivit të Komunës për vitin 2018. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi duke e shpalosur Planin e Ekzekutivit për vitin 2018, ka thënë se ky dokument është hartuar në harmoni me Statutin e Komunës së Kaçanikut, Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, Rregulloret e punës si dhe akteve tjera ligjore në fuqi. Kryetari Ilazi tha se në këtë plan janë paraparë të gjitha veprimet e drejtorive dhe sektorëve komunal për vitin 2018, të cilat veprime kanë për synim ngritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve. KK-ja po ashtu ka formuar edhe Komitetin për Politikë dhe Financa, ku PDK-ja do të ketë anëtarë në këtë komitet Nexhat Loku dhe Pranvera Zharku, AAK-ja do të përfaqësohet nga anëtari Hajredin Luta ndërsa Nisma do të përfaqësohet në KPF nga anëtarja e kuvendit Hafize Sallahu, kurse me mundësi plotësimi nga VV-ja dhe LDK-ja. Kuvendi po ashtu miratoi propozim vendimin për formimin e Komitetit për Komunitete, ku PDK-ja në këtë komitet do të përfaqësohet nga anëtarja Lirie Qeli Luta, VV-ja nga anëtarja Kaltrina Tafili, ndërsa LDK-ja do të përfaqësohet nga anëtarja Nazife Krasniqi. Komiteti po ashtu do të ketë edhe dy anëtarë nga shoqëria civile, Elmihane Malsiu nga HANDIKOS si dhe Shemsedin Abazi nga Këshilli për Mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kuvendi miratoi edhe planin e punës së Kuvendit për vitin 2018, Propozim Vendimin për lejimin e mjeteve financiare, për realizimin e projekteve të Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës, Propozim Vendimi për lejimin e mjeteve financiare, për realizimin e projekteve të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa anëtarët u njoftuan edhe me dy pikat e rendit të ditës: Informatë e Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës, për përfundimin e gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor, 2017/2018 si dhe Informatë për performancën e Komunës. Ndërsa për mbledhjen e radhës do të shqyrtohet pika e rendit të ditës Propozim Vendimi për formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …