leoni

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës vizitoi Komunën e Burimit

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës vizitoi Komunën e Burimit

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur takimin e vet te rregullt në zyrat e LDK –së në Istog. Forma e tillë e organizimit të takimeve të Grupit  është një praktikë e re e Grupit Parlamentar Grupit Parlamentar për të qenë më shumë nëpër degë të LDK-së dhe në komunikim më të afërt me qytetarë.  Pas takim në të cilin u diskutuan pikat e rendit të ditës për seancat e radhës të përcaktuara për ditën e enjte, deputetët e Grupit Parlamentar të LDK –së vizituan edhe Kryetarin e Komunës së Istogut njëherësh edhe nën kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Haki Rugova.

Kryetari Rugova falënderoj deputetët për vizitën dhe i përgëzoj ata për praktikën e tillë. Ai më tutje i  informoj deputetët me të arriturat e deri tanishme në Komunën e Istogut si dhe me planet për zhvillimin e kësaj komune në të ardhmen.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Avdullah Hoti në emër të tij dhe të deputetëve tjerë falënderoj z. Rugova për mikpritjen si dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të Grupit si tërësi për t`a mbështetur z. Rugova në rrugëtimin e tij për zhvillimin e Komunës së Istogut. Po ashtu z. Hoti theksoj se kjo praktikë do të vazhdoj dhe se në këtë mënyrë ata do të jenë më afër qytetarit për ti ndihmuar atyre  dhe për tu kujdesur që kërkesat e tyre të dëgjohen në Kuvendi  e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …