Dhjetëra aksidente brenda 24 orëve

Siguria në komunikacion ende nuk është në nivelin e duhur për kundër masave të ndërmarrura nga policia

Rreth 1 ooo aksidente në trafikun rrugor kanë ndodhur vetëm gjatë muajit të parë të vitit 2018. Kjo, sipas njohësve të komunikacionit, tregon që siguria rrugore në Kosovë ende nuk është në nivelin e duhur. Ata thonë se duhet një sensibilizim i të gjithë faktorëve relevantë, me qëllim që siguria në rrugë të jetë në nivel më të kënaqshëm. “Nëse flasim deri në këtë periudhë për numrin e aksidenteve në këtë fillim të vitit apo në muajin janar, rreth 1,000 aksidente kanë ndodhur në tërësi që është në rënie në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar”, ka thënë Policia e Kosovës.  “Ndërsa, numri i aksidenteve me fatalitet deri më sot është se kanë humbur jetën 7 persona”, ka treguar policia. Gjatë gjithë vitit 2017, në aksidente të trafikut kanë humbur jetën 119 persona.

Kontrolloni gjithashtu

A. Vuçiq: Kryeministri Kurti, u detyra nga Gjermania e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për lejimin e mallrave serbe

Për heqjen e ndalesës së mallrave serbe në vetëm një pikëkalim kufitar në Merdare, presidenti …