Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryetari i zgjedhur i kësaj partie, Albin Kurti, ka qasje politike të rrezikshme për Kosovën. “Duke u nisur nga ajo që jam përballur në 15 muajt e fundit në parti, kam parë që nëse bëhet ajo që është bërë brenda në parti, çka mund të bëhet kur ai të merr kontrollin e shtetit, policinë dhe gjykatat. Kushdo që mendon që Albini nuk është i rrezikshëm le ta votojë, a bën të ma lejojnë që unë të mendoj ndryshe. Shpresoj që të mos jetë ashtu, por përvoja ime 15 mujore dhe faktet po flasin kështu. Ata që besojnë ndryshe, le të mendojnë ashtu. Unë po i ftoj ata që të mos thonë i thashë e më thanë, hajde le të debatojmë për faktet që i kemi, ta mbyllim këtë çështje dhe t’i lëmë qytetarët ta vlerësojnë”, ka thënë Molliqaj, i cili ka qenë më i dhunshmi në aksionet e Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Policia e Kosovës demanton Ministrinë serbe të Mbrojtjes
Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet e Ministrisë serbe të Mbrojtjes se një grup i …