Deputeti i Nismës, Haxhi Shala thotë se deputetët e kësaj partie i kanë dhënë nënshkrimet për sgfyqizimin e Gjykatës Speciale duke menduar se po bëhet fjalë për plotësimin ndryshimin e ligjit, pasi që edhe peticioni i OVL të UÇK-së ka qenë me këtë përmbajtje. “Ne duam që të bëhet plotësimi dhe ndryshimi këtij ligji në mënyrë që të hetohen të gjithë ata që kanë bërë krime në Kosovë, e jo të ketë shfuqizim të ligjit”, tha deputeti Shala. Për këtë ide edhe deputeti i LDK-së Armend Zemaj tha se do të mund të bisedohej, derisa ritheksoi se LDK-ja është kategorikisht kundër shfuqizimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kurse sa i përket demarkacionit, deputeti Haxhi Shala tha se nuk ka asnjë iniciativë konkrete nga kjo parti siç ishte raportuar më parë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …