Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, është takuar me ambasadoren e Turqisë, Kivilim Kiliç.

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, është takuar me ambasadoren e Turqisë, Kivilim Kiliç.

Ministri i Punëve të Brendshme Republikës së Kosovës, Flamur Sefaj, është takuar me ambasadoren e Turqisë në Prishtinë Kivilim Kiliç. Gjatë këtij takimi u bisedua lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me këtë rast, shefi i këtij dikasteri qeveritar falënderoi Turqinë për përkrahjen e vazhdueshme që jep në avancimin e mëtejmë të institucioneve të Kosovës. Në anën tjetër, ambasadorja turke, Kiliç theksoi se Turqia do të vazhdojë dhe më tej të jetë përkrahëse e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …