Teuta Rrusta sot para mediave tha se Lëvizja Vetëvendosje është bërë një arenë luftrash pushtet, raporton Zeri.info. Ajo ka bërë të ditur se një grup i aktivistëve kanë dhënë dorëheqje sot. ”Vetëvendosje nuk është e njëjta. Sot ajo është arenë luftash për pushtet. Ne nuk mundemi këtu me gjet më veten. Zhvillimet nga tetori i vitit 2018 na kanë bërë me dije se në lëvizje është shkelur çdo kriter. Për të ruajtur bindjet tona e vetmja rrugë është ndarja”, thotë ajo. Ndërsa Nol Nushi tha se çdo person që del nga Vetëvendosje është humbje dhe sipas tij, Albin Kurti ka treguar që nuk kujdeset për organizatën por vetëm për veten e tij. Përndryshe Lëvizja Vetëvendosja ka reaguar për këtë konferencë duke shtuar se Nol Nushit dhe Teuta Rrustës nuk u është vazhduar kontrata dhe kanë mbetur jashtë Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …