Akademiku serb, Nikola Hajdin: Kosova është e shqiptarëve ata janë shumicë atje, Serbia e ka humbur atë

Akademiku serb, Nikola Hajdin: Kosova është e shqiptarëve ata janë shumicë atje, Serbia e ka humbur atë

“Kosova është një kauzë e humbur. Është dashur që këta njerëz (serbët) të mësohen me kohë që Kosova është e humbur, siç ka thënë edhe Dobrica Qosiq. Çfarë Kosove serbe? Si ju mund ta imagjinoni Kosovën në Serbi? A mund ta imagjinoni një komunë në Serbinë qendrore dhe Vojvodinë me kryetarin shqiptar? Nuk mundeni, natyrisht, as unë”, tha ish- kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Nikola Hajdin në një intervistë për “Nedeljnik”, transmeton zeri.info.

Sipas tij, interesi serb është që nga Kosova të nxirret aq sa është e mundur. “Dhe kjo është për të ruajtur serbët që kanë mbetur të jetojnë në Kosovë dhe objektet fetare, si dhe trashëgimia kulturore dhe ajo e Kishës Ortodokse Serbe të merret nën mbrojtje ndërkombëtare”, kontaton Hajdin. Ai shton se “Kosova ka gjithsej 100,000 serbë, duke përfshirë ata serbë të Kosovës që jetojnë në Terazije (Serbi) dhe që shkojnë në Prishtinë”. “Pra, 100,000 serbë mund të marrin aq shumë të drejta që u përkasin në raport me dy milionë shqiptarë. Ne nuk mund të presim diçka më shumë”, tha Hajdin.

Ai vuri në dukje se shqiptarët ‘dëbuan’ serbët nga Prishtina, Prizreni, Gjakova. “Çka do të thotë atëherë territori për ne kur nuk ka serbë atje? Nuk ekziston një vend në Evropë ku një shumicë e njerëzve jetojnë atje, por që vendi i përket një populli pakicë”. Për fat të keq, ky është një realitet i hidhur dhe fakt i gjallë. Në Hungari, kryesisht jetojnë hungarezë, në Poloni polakët përbëjnë pjesën më të madhe të popullit, sikurse shqiptarët në Kosovë. Dhe ne kurrë nuk mund t’i bëjmë ata serbë”, konkludon Hajdin.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …