Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes ka dorëzuar një Rezolutë lidhur me shfuqizimin e vendimit 04/20 i datës 20 dhjetor 2017 për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë. “Në emër të grupit parlamentar, dorëzuam interpelancën lidhur me refuzimin e Qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 170 në 250 sipas kërkesës së Këshillit Ekonomik Social, po ashtu rritjen e pagës për shërbyesit civil dhe punëtorët shëndetësor vetëm 4 % apo 30 euro mbi pagën bazë si dhe për vendimin e paligjshëm e të padrejtë të Qeverisë për rritjen e pagave afër 100% për vete”, shkruan Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …