Jam mbushur me mallëngjim
ejani më afër
nuk dua t’ju shoh kaq larg
sytë e mi mbushur shkëndija
gati për shpërthim
për ju
për barin e njomë
për këngën e zogut
për gjuhën e ëmbël
për lozonjaren në vrapim
për ty o nënë Shqipëri
ti pjesë e shpirtit tim
me gjuhën e shpirtit më folni
me sytë e zemrës më shikoni
një ditë do ikim që andej
nuk do shohim njeri
nga jeta e rëndë
shpirti ynë i vuajtur u poq
sot as dje
malli për njerëzit e mirë nuk na u hoq
për njerëzit si ju
si ai
sa shumë malli më ka rënë
për ju o njerëzit e mi.
Dhjetor, 2017