Aleksander Vuçiq kundër të gjithëve në samitin Bërdos në Shkup por askush se ‘çau’ kokën për të

Aleksander Vuçiq: BE-ja mund të ndihmojë në problemin Kosovë-Serbi, por jo ta zgjidhë

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se serbët dhe shqiptarët duhet të zgjidhin problemet ndërmjet dy vendeve nëpërmjet bisedimeve, dhe askush nuk mund të marrë këtë vendim. “Për këtë ne duhet të diskutojmë në dialog. BE-ja mund të ndihmojë, por nuk mund ta marrë një vendim. Ne kemi për ta zgjidhur këtë problem nëse jemi në gjendje. Nëse jo, atëherë kemi humbur kohë”, tha presidenti serb, transmeton lajmi.net Ai iu tha gazetarëve në Davos se Kosovës është një temë e vazhdueshme diskutimi në këtë Forum Ekonomik Botëror.b“Ne kemi pasur këtë mëngjes disa diskutime dhe subjekt kanë qenë përsëri raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo është një çështje e pashmangshme, në çdo moment dhe në çdo mënyrë”, shtoi Vuçiq. Ndryshe në Forumin Ekonomik Botëror po merr pjesë edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.

 

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …