Zëvendës-kryeministri, Fatmir Limaj, gjatë interpelancës drejtuar kryeministrit, Haradinaj, nga grupi parlamentar i LDK-së për gjuajten me armë nga zëvendëskryeministri dhe ministri i diasporës, Dardan Gashi, këtë interpelancë e ka quajtur pa materie, duke theksuar se Kuvendi ka shumë çështje tjera me të cilat është dashur të merret. Njëra ndër çështjet që është dashur të diskutoheshin në Kuvend është se si kompania austriake OeSD, përfaqësuesit e së cilës u përfshinë në skandalin më të madh nga paslufta në Kosovë me pasaporta, përpos që ia mori buxhetit të vendin 5 milion euro, me vendim të Gjykatës së Arbitrazhit në Paris ka përfituar hiq më pak se 500 mijë euro nga falja e borxheve ndaj shtetit. Sot kemi mundur të flasim për shumë gjëra tjera. Të paktën kështu janë zërat që duhet të konfirmohen apo jo”, ka thënë Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …