Përkujtohet 19 vjetori i rënies heroike të 30 dëshmorëve të kombit të rënë në Bishtazhin, Goden e Rogovë të Hasit

Përkujtohet 19 vjetori i rënies heroike të 30 dëshmorëve të kombit të rënë në Bishtazhin, Goden e Rogovë të Hasit

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Gjakovës z. Ardian Gjini dhe nga Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Gjakovë, për nderë të shënimit të 19 vjetorit të rënies heroike të 30 dëshmorëve të kombit të rënë në Bishtazhin, Goden e Rogovë të Hasit, me datat 27, 28, 29 janar 1999, organizohen aktivitete përkujtimore: me 29 janar 2018, nga ora 10 00-të, në Rogovë të Hasit bëhen Homazhe te “ Varrezat e Dëshmorëve”. Në ora 10 e 45-Homazhe te monumenti i Dëshmorëve po në Rogovë të Hasit, ndërsa Akademia Përkujtimore mbahet në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë. Në këto beteja janë përjetësuar dëshmorë: Agim Bardh Zeneli, Agron Osman Rama, Agush Asllan Gjocaj, Bahtijar Avdyl Morina, Daut Idriz Kelmendi, Emrush Qaush Çeta, Gëzim Qazim Ademaj, Hamdi Ibish Berisha, Haxhi Lypjani, Ilir Rexhep Merturi, Kasim Rexhep Shala, Luan Avdi Smajli, Mem Zef Lleshi, Prenk Zef Lleshi, Naim Halil Dreshaj, Naim Xhafer Gashi, Sevdi Avdyl Ramaj, Sahit Abdyrrahman Krasniqi, Valon Muharrem Gashi, Gasper Karaqi, Vesel Abdyli, Zyber Shala, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Rifat Shala, Selmon Morina, Adem Shala, Rrustem Morina, Nesret Morina dhe Muhamet Morina.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …