Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Përkujtimit të Holokaustit, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka vendosur lule pranë pllakës përkujtimore dedikuar viktimave të popullit hebre gjatë Holokaustit. Me këtë rast, duke shënuar ditën e Holokaustit, ministrja Hoxha në rrjetin social ka shkruar: Sot përkujtojmë një nga plagët më të dhimbshme të historisë njerëzore. Në shënimin e Ditës së Holokaustit, përkujtojmë një nga plagët më të dhimbshme të historisë njerëzore. Shekulli i kaluar, me holokaust na dha një nga mësimet më të hidhura që nuk duhet lejuar kurrë të përsëritet, ka shkruar ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …