leoni

Kryetari Latifi priti në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, gjatë ditës së premte ka pritur në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Në takim të pranishëm ishin edhe zëvendësministri në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal Musa Cena, nënkryetari i Komunës Fatmir Iska dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Afrim Dina. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kërkoi nga Kryeministri Haradinaj mbështetje për përshpejtimin e nisjes së projekteve për Rahovecin dhe ndihmën në përballjen me obligimet e qeverisjeve të kaluara që kapin miliona euro. Ndërsa, Kryeministri Haradinaj theksoi se gjatë takimit biseduam për gjendjen në shëndetësi, për përfundimin e punimeve për ndërtimin e palestrës së sportit dhe për nevojën e angazhimit të shtuar të të gjithë akterëve që testi PISA të dal sa më i suksesshëm. Po ashtu Kryeministri Haradinaj u shpreh se Rahoveci është vend i punës, i bujqësisë, vend i fermerëve, andaj do ta ketë përkrahjen e Qeverisë. Në takim po ashtu u bisedua edhe për nevojën e zhvillimit të zonës ekonomike dhe turistike, si dhe për ofrimin e granteve për bujqësi, me theks të veçantë për mbështetjen konkrete të fermerëve. Pas pritjes nga Kryetari Latifi, Kryeministri Haradinaj takoi edhe asamblistët dhe qytetarët e kësaj komune, të cilëve u ofroi mbështetjen e qeverisë në adresimin dhe zgjidhjen e problemeve që ka Komuna e Rahovecit. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Haradinaj bashkë me Kryetarin Latifi vizitoi edhe Palestrën e Sportit dhe Bodrumin e Vjetër “Haxhijaha” në qytetin e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …