ryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë të dhënë për EURACTIV.com, ka folur për progresin të cilin e ka bërë shteti shqiptar lidhur me gjyqësorin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe se pret hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit. Ai ka folur edhe për marrëdheniet në mes Prishtinës dhe Beogradit. Rama ka thënë se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën e pavarur.
“Serbia nuk mund të futet në BE nëse nuk e njeh Kosovën, dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme dhe pse është në interesin e të dy palëve të arrijnë në një zgjidhje. Sigurisht, gjetja e një zgjidhjeje nuk do të jetë e lehte, do të jetë e dhimbshme por duhet të gjendet”, ka thënë ai.