Kryeminsitri i vendit, Ramush Haradinaj, ka biseduar me deputetin Labinot Tahiri, i cili ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga postet në Aleancën Kosova e Re, Për takimin ka njoftuar vetë kryeministri Ramush Haradinaj, duke vlerësuar lartë angazhimin e deputetit të njohur si Labi. Haradinaj ka thënë se me Labin, ka biseduar për tema të rëndësishme, që i preokupojnë qytetarët e vendit. “Kënaqësi të bashkëbisedoj me deputetin, Labinot Tahiri, për temat aktuale në vend dhe preokupimet e qytetarëve tanë”. “E vlerësoj angazhimin e tij të sinqertë për t’u dhënë zgjidhje temave të interesit nacional, në të mirë të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj. Deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri, u bë i famshëm falë aktivitetin të tij si këngëtar që merrej kryesisht me muzikë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …