Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, është vendosur që tani e tutje kjo parti të quhet Nisma Social-Demokrate (NSD). Ndërrimi i emrit është pritur në këtë parti, pasi kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi edhe më herët kishte propozuar emrin të cilët do ta mbajë tash e mbas kjo parti. Në legjislaturën e parë kjo parti ishte opozitë, ndërkaq në këtë mandat ajo bën pjesë në Qeveri. Në mbledhjen e Këshillit të NISMA-s të mbajtur dje në Prishtinë është diskutuar për Gjykatën Speciale dhe Demarkacionin me Malin e Zi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …