leoni

Komuna e Rahovecit me aktivitete të shumta shënon “Flaken e Janarit 2018”

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, është mbajtur manifestimi qendror përkujtimor e kulturor “Flaka e Janarit 2018”, ku u përkujtuan dëshmorët Nasemi Elshani, Ilmi Krasniqi, Halim Hoti dhe Agron Fetahu që ranë në janarin e vitit 1990. I pranishëm në këtë manifestim ishte edhe i pari i kësaj komune, Smajl Latifi, i cili u shpreh se rëniet e shumta të dëshmorëve pikërisht në muajin janarin flasin për flakën atdhetare që kishin luftëtarët e lirisë. Latifi tha se mënyra më e mirë për të nderuar dëshmorët që ranë për liri është puna e ndershme, dhe sjellja e të arriturave për qytetarët e Kosovës. Ai po ashtu tha se është obligim që të ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve mbi bazën e sakrificës së mëdha të dëshmorëve që ranë për lirin e vendit. Kurse, sekretari i Shoqatës së Familjeve të dëshmorëve të UÇK-së dega në Rahovec, Fehmi Isma u shpreh se muaji janar u tregua i pamëshirshëm ndaj popullit shqiptar sepse në këtë muajin kanë rënë figura të rëndësishme të kombit shqiptar, si Gjergj Kastrioti-Skënderberu, Isa Boletini, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla. Isma tha po ashtu se rënia e dëshmorëve Nasemi Elshani, Ilmi Krasniqi, Halim Hoti dhe Agron Fetahu në janarin e vitit 1990, ishte jehonë lirie dhe thirrje për mobilizim kundër sunduesit serb. Në këtë manifestim përkujtimor dhe kulturor të mbajtur në Qendrën e Kulturës “Mensur Zyberaj”, në qytetin e Rahovecit, para të pranishmëve u interpretuan edhe vargje për heroizmat e dëshmorëve shqiptarë. Gjithashtu, gjatë ditës së sotme me qëllim të shënimit të “Flakës së Janarit 2018”, janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve Nasemi Elshani, Ilmi  Krasniqi, Halim Hoti dhe Agron Fetahu  që ranë më 27 janar të vitit 1990 në Brestoc, dhe më pastaj edhe u vizituan familjet e këtyre dëshmorëve. Po ashtu në këtë manifestim janë shpallur edhe fituesit e konkursit të artit letrat dhe pamor në Komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …