Koordinohen aktivitetet dhe planet javore në mbledhjen e fillimjavës të ekzekutivit në Kaçanik

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, kryesoi takimin e mbledhjes së fillimjavës së ekzekutivit komunal, ndërsa prezantoi edhe Nënkryetari Ylber Bajra. Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik Bahri Selimi, tha se inkasimi total it ë hyrave vetanake për vitin 2017 është në lartësi prej 643,905.53 €, ndërsa planifikimi vjetor ka qenë në shumën prej 861,014.00€, shprehur në përqindje shkalla e realizimit është 75 % e të hyrave vetanake. Drejtori Selimi po ashtu raportoi edhe për ekzekutimin e buxhetit për vitin 2017, duke cekur se shpenzimi i buxhetit ka arritur shkallën afër 100 %. Buxheti fillestar i aprovuar ka qenë në shumë prej 7,039,281.00 € ndërsa buxheti final ka arritur në shumë prej 7,236,019.88 €, prej tyre gjithsej shpenzimi vjetor është në shume prej 6,713,313.81 € . Nga buxheti total shuma e ndarë nga grantet qeveritare ka qenë në lartësi prej 7,013,184.00 €. Ndërsa shuma e mjeteve te pashpenzuara nga të hyrat vetanake sipas ligjit të Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësive, neni 9 barten për shfrytëzim në vitin vijues 2018. Nga ana tjetër Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca Ramadush Osmani, tha se edhe javën që lamë pas, janë bërë matjet e rrugëve në hartimin e projekteve kapitale që do të realizohen në vitin 2018. Ukshin Çallaku- Drejtor për urbanizëm, kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit tha se gjatë javës së kaluar kjo drejtori ka pasur takim me përfaqësuesit e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve, ndërsa takimi kishte karakter informues për procedurat që duhet ndjekur për lejet ndërtimore të cilat mund të kërkohen në hapësirat e shpallura si trashëgimi kulturore. Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Fatmir Loku tha se edhe gjatë javës së kaluar, kemi bërë ofrim të informatave të fermerëve lidhur me subvencionet në Ministrinë e Bujqësisë. Në takim raportoi edhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, Drejtori i Administratës së Përgjithshme Festim Neziraj, Shefja e personelit Hidajete Guri si dhe Shefket Koxha shef i zyrës së prokurimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …