Qeveria e Kosovës në mbledhjen që e ka mbajtur sot ka miratuar marrëveshjen e Kosovës me qeverinë gjermane, në lidhje me përmirësimin e Ngrohtores së qytetit të Prishtinës. Qëllimi i kësaj marrëveshje është zgjerimi i rrjetit ekzistues edhe për pjesët e tjera të Prishtinës, raporton lajmi.net Arsyetimi i kësaj marrëveshje është bërë nga ministri i Financave, Bedri Hamza. Ai ka thënë se kjo vetëm është një vazhdim i raporteve të mira të qeverisë së Kosovës me Gjermaninë. “Qëllimi i kësaj marrëveshje është zgjerimi i rrjetit ekzistues edhe për pjesët e tjera të Prishtinës. Fondi është 10 milionë euro, dhe i gjithi është grant nga qeveria gjermane”, ka thënë Hamza në mbledhjen e qeverisë. Në mëngjes, Haradinaj deklaroi se kjo marrëveshje ndikon edhe në uljen e ndotjes së ajrit. Lagjet që janë raportuar si të parat që do të hyjnë në furnizimin me ngrohje nga Termokosi janë Kalabria dhe Mati 1. Në këtë mbledhje gjithashtu u vendos edhe për financimin e projektit për furnizim me ujë në Ferizaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …