Femra shqiptare

Trajtimi antinjerëzor i femrës në Kanunin e Lekë Dukagjinit II

Ligji patriarkal i shqiptarëve në kohën e mesjetës së hershme, i njohur më vonë si Kanuni i Lekë Dukagjinit, femrën nuk e ka trajtuar të barabartë me mashkullin. Madje në disa segmente ajo ka qenë e trajtuar edhe si skllave, robëreshë e burrit, me të drejta minimale, qytetare, familjare e shoqërore.

Kodi i Lekë Dukagjinit e trajton femrën si “shakull për të bajtur”, ajo asht nji calikë per me bajte sa te jetë në derë te burrit…

Prindja e saj nuk hjekin dorë prej saj…dhe lypin arsye me ba me gjete gja… Me rrahë burri gruen nuk bjen në faj dhe prindi i saj nuk mund ta kërkojë gja të rrahjen…

Burri nuk ka tagër mbi jetë të grues…

Grueja nuk ka tagër as mbi bijtë as mbi shtëpinë…

Me vra  biri t’ amën bjen në gjak me prindt e s’ amës…

Me rrahë, me përbuzë a me vra gruen e burrit dora e huej, nderen e kërkon burri, ndërsa varrën e gjakun grindja…

Me kanë nana gërgase (qi e përzien shpin’) i biri e qet t’ amen prej shpije, pa ndjesë e pa gja, veçse vjetin e parë do t’ia japë bukën e gojës ( tri barrë drithë) e tjetër nuk ka…

Po nuk u pru gruaja si duhet te burri, kanuja e jep leje me i pre thekun e flokun e me lshue…

Gruaja për dy punë e ka fishekun në pajë, për kurvni dhe për mik të premë…

Gruaja qi lëshohet nuk ka tagër me marrë asgja send veç petkave qi i ka në shtat. (Kanuni i Lekë Dukagjinit, Shkpdë 1933 nye 28-32)

 

Gruaja e ve ka disa të drejta

 

Ajo i merr petkat e veta dhe arkën e nusërisë. Po i vdiq burri mundet me ndjetë, por me dy dorëzanë të katundit, ku mbet e vejë, duke u zotuar se nuk ka me pasë kush punë me te. Mund edhe të largohet nga shtëpia ku i le fëmijët, por nëse martohet sërish nuk e gëzon të drejtën e kurorës.

 

Kodi i Lekës në trajtimin e të drejtave dhe obligimeve të gruas është jashtëzakonisht reaksionar

 

Kodi i Lekës, i njohur si Kanuni i Lekë Dukagjinit, i mbledhur i kodifikuar dhe i isistemuar nga At Shtjefën Gjeçovi dhe i bptuar në Shkodër në vitit 1933, në trajtimin e të drejtave dhe obligimeve të gruas është jashtëzakonisht reaksionar. Femra, sipas këtij kodi ishte  vegël pune, një calik, një krijesë për të lindur, për të punuar, për të bartur, për të rritur fëmijët, për të qëndruar besnike ndaj burrit edhe atëherë kur burri nuk është besnik.

Në këtë mënyrë femra shqiptare në të kaluarën, përgjithësisht është trajtuar si skllave me të drejta dhe liri tejet të kufizuara.

Mjerisht edhe në kodekset e tjera të vjetra, por edhe në kodet fetare, trajtimi i femrës nuk është aspak i barabartë  me mashkullin. Tradita islame e lejon burrin të  marrë me kurorë jo vetëm një grua, por disa sosh, edhe pse kjo praktikë lejohet ajo nuk preferohet vetëm për dëshirë, por në raste kur burri nuk ka trashëgimtarë.  Burri nuk mund të paditet për kurvëri, ndërsa gruaja linçohet, lëshohet, madje edhe vritet. E tillë ka qenë në të kaluarën e largët edhe tradita e fesë hebraike.

 

Edhe krishterimi nuk e trajton gruan si të barabartë, por megjithatë në botën e krishterë femra ka gëzuar dhe gëzon më shumë të drejta. Ajo nuk ka të drejtë ta thyejë kurorën, ndërsa mashkulli e thyen. Krishterimi në parim nuk e pranon divorcin qoftë edhe me pëlqimin e burrit e gruas. Nuk e pranon as abortin. Femra në traditën katolike të krishterë mund të shpallet e shenjtë por nuk mund të postohet në cilësi të Kardinalit as në kreun e Vatikanit. Edhe në fenë ortodokse, femra nuk mund të emërohet në kreun e Kishës, në postin e Patriarkut,  ndërsa mund të zërë vend në hierarkinë më të ulët fetare.  As në fenë islame nuk lejohet që femra të jetë udhëheqëse fetare, apo myfti.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …