Zëri i femrës në të kaluarën ilire, arbëreshe është i njohur dhe kryesisht lidhet me mbretëreshën Teutë, e cila duke mos duruar piratët romakë në detin e Adriatikut, urdhëroi ushtrinë e saj t’i përndjek ata. Historianët e kohës antike thonë se ky akt i mbretëreshës Teutë u bë shkak edhe për luftërat qindvjeçare ilire-romake, të cilat shënuan edhe rënien e Ilirisë në sundimin tetë shekullor romak.
Teuta si gruaja e parë kujdestare, njerka e Pinit, birit të rritur te Agronit, që e kishte me gruan e dytë, u vu në krye të shtetit e të ushtrisë së Ilirisë, duke mbretëruar e komanduar në vitet 230-228 p.e.s. Teuta ishte një personalitet me zë në historinë e Ilirisë, pas Bardhylit, Glaukut Klitit e Agronit. Ajo kishte sunduar vetëm tre bjet por vepra dhe lavdia e kësaj gruaje ka triumfuar në shekuj Për kohën që udhëhoqi ajo rivalizoi perandorinë dhe perandorët e mëdhenj romakë. Pa dushim se Teuta e mori drejtimin e shtetit në një periudhe të lulëzuar, por do të duhej edhe mendja dhe dora e saj e sigurt për ta ruajtur dhe për ta çuar më përpara ketë zhvillim.
Duke mos e duruar një femër mbretëreshë dhe pretendente për të jetuar në një shtet të pavarur Senati romak nisi një aksion të bashkërenduar politiko-diplomatik, të shoqëruar me provokime ushtarake. Kështu, kur disa anije romake u sulmuan në Adriatik nga anije ilire dhe disa tregtare italike u prekën nga ilirët në Foinike, Roma nisi dy delegate (Gain e L. Korongain) në Shkodër, të cilët i kërkuan Teutës të ndërpriste sulmet në det. Si diplomate, ajo premtoi se do të kujdesej që romaket të mos pësonin ndonjë padrejtësi në detin e përbashkët, por nuk mund të ndalonte lundrimin privat të nënshtetasve jashtë Ilirisë. Delegati më i ri, që s’i përshtatej kohës, guxoi : “Romaket, o Teutë kane një zakon shume të mirë që padrejtësitë private i ndjekin publikisht dhe i ndihmojnë atyre që dëmtohen padrejtësisht. Dhe do të përpiqemi që për se shpejti të të detyrojmë që të ndreqesh zakonet mbretërore të ilireve”. Teuta u fye aq shumë sa urdhëroi ta vrisnin delegatin kërcënues.
Duke mos qenë të mësuar në atë epoke me praninë e grave si mbretëruese dhe për rolin e strategut (siç ishte rasti me Teutës e Ilirisë), atë e portretizojnë një sundimtare krenare nga natyra si grua dhe nga fuqia si shtet, por me dobësi (frike dhe paqëndrueshmëri) posa merrte vesh kërcënimet romake për luftë. Por, ta, shtojnë se po ajo grua, porsa shihte se rreziku ende nuk ishte afruar, i përbuzte dhe dërgonte ushtri atje ku donte. Atëherë del se kjo mbretëreshe-stratege ilire qëndronte në lartësinë e strategeve të kohës, të cilët dinë të çmojnë situata e të shfrytëzojnë rrethanat. Atëherë, Romës i duhej një shkak. Ky u “gjet” shpejt të “pirateria”, e posaçërisht të “vrasja” nga Teuta e ambasadorit romak, që kthehej në Romë. Teuta përdori mjaft taktika kundërvënie dhe njëherësh toleruese për ta përkëdhelur senatin e Romës, që të mënjanonte një konflikt të armatosur me të. Ajo paralel mori masa të rëndësishme për t’i paraprirë çdo mundësie, duke angazhuar ushtrinë dhe flotën për mbrojtjen e vijës bregdetare duke bllokuar bregdetin.
Romaket, me rreth 20 mije veta dhe 200 anije, lundruan në dy drejtime dhe zbarkuan në tre rajone : në Korfuz, në Apoloni dhe në Durrës. Flota ilire u ndesh me kundërshtarin e fortë realizoi beteja të vogla dhe u shkaktoi humbje të cilat romaket nuk i prisnin. Por fati i luftës se parë iliro-romake (229-228 p.e.s.) nuk u përcaktua nga veprimet luftarake, siç ndodh rregullisht, por nga disa shkaqe të prejardhura. Tre qytetet bregdetare ilire të përmendura me sundimtare romake ishin thike në shpine për të. Komandanti i saj në Korfuz, Dhimiter Fari, i predispozuar për t’i zëne frontin Teutës, ua dorëzoi vete flotën ilire dhe ishullin romakeve. Ushtria romake ndeshi në rezistence kryesisht në viset e ardianeve, sidomos në qytetin Nutria (qytet ilir në qytetin e Dalmacisë), ku pësoi humbje të renda. Kjo ndeshje e pjesshme nuk mund ta përmbyste situatën e përgjithshme luftarake, që po anonte nga romaket. Teuta e drejtoi shtetin dhe ushtrinë në luftë për afro 6 muaj, por duke qenë objektive se ishte dobësuar nga tradhtitë e brendshme, e mbetur pa fuqinë ushtarako-detare dhe pa përkrahje nga fqinji lindor, u tërhoq me forcat e pakta në qytetin e fortifikuar të Rizonit (sot Risan).
Ne pranverën e vitit 228, mbretëresha ilire dërgoi përfaqësuesit e saj në Romë. Gjatë bisedimeve u manovrua me disa lëshime, por në fund nuk iu shmang shtrëngatës se nënshtrimit me senatin, të një paqeje me kushte shume të rënda. Sipas saj “Mbretëria e Ilirisë u detyrua të hiqte dore nga viset jugore, të mos prekte me tre qytetet bregdetare (Lezhën, Durrësin, Apoloninë), t’i paguante Romës një tribut vjetor, të njihte sundimtar në viset veriore Dhimiter Farin dhe mos i lejonte të lundronin në Adriatikun e poshtëm, në jug të Lezhës, më tepër se dy anije të armatosura se bashku”. Në historinë e marrëdhënieve shtetërore-ushtarake iliro-romake këto ishin ta parat marrëveshje dhe traktate. Por këto kufizime, me përmbajtjen e një bllokade detare, e dobësuan më tej Mbretërinë Ilire, sidomos ushtarakisht, si një fuqi e madhe tokësore dhe detare që kishte qenë. Roma fitoi epërsinë mbi Adriatik. Iliria u kthye e tera në province romake. Pas kësaj paqe, ushtritë romake u larguan. Teuta hoqi dore nga pushteti mbretëror dhe atë e mori Dhimiter. Fari. Nga kjo kohe del nga skena politiko-ushtarake. Për sa kohe që mbretëroi e komandoi, ajo luajti një rol të rëndësishëm historik në bashkimin dhe konsolidimin politiko-shtetëror, në përparimin ekonomiko-kulturor dhe në fuqinë ushtarake të Ilirisë. (Vikipedia).
Emra femrash të njohura te ilirët e dardanët
Mbretëresha Teutë
Triteuta, gruaja e dytë e mbretit ilir, Agron
Dasarta,
Daorta,
Brikena, kanë qenë bijat e mbretit Bardhyl,
Brasida,
Pleuria e të tjera.