Nga data 31 janar veturat nuk do të hyjnë në Prishtinë, shkak ndotja e ajrit

Nga data 31 janar veturat nuk do të hyjnë në Prishtinë, shkak ndotja e ajrit

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka bërë me dije se nga data 31 janar nuk do të lejohet hyrja e veturave në kryeqytet. Ai në një konferencë për medie së bashku me ministren e Mjedisit, Albana Reshitaj, ministrin e MPB-së, Flamur Sefaj dhe zëvendësdrejtorin e Policisë, Naim Rexha, ka thënë se në bazë të planit në orën 06:00 do të nis plani për ndalimin e veturave për në Prishtinë. Pacolli ka thënë se bartja e udhëtarëve për në Prishtinë do të bëhet me autobusët e Trafikut Urban. Ai ka thënë se numri i veturave që hynë e dalin nga Prishtina në një ditë, shkon në 120 mijë vetura.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …