leoni

Prenk Gjetaj: Janë më shumë se 1 mijë e 600 të zhdukur nga Kosova fati i të cilëve nuk dihet ende

Po bëhen  18 vjet pas përfundimit të luftës dhe shumë qytetarë të Kosovës të vrarë mizorisht nga forcat serbe ende rezultojnë të zhdukur. Janë më shumë se 1 mijë e 600 trupa  të vrarë fati i të cilëve nuk dihet ende. Janë po ashtu rreth 300 mbetje mortore të tjera të cilat gjenden në Morgun e Prishtinës,  identiteti i të cilëve ende nuk është zbuluar.


Kryetari i Komisionit për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, kërkon nga shteti serb t’i hapë dosjet dhe të tregojë se ku janë të varrosur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Me palën serbe është grupi punues, i cili po merret, jemi duke dialoguar lidhur me gjetjen e fatit të personave të zhdukur. Tash në mars do të mbahet takimi i radhës, dhe  normalisht ne do të insistojmë që pala serbe të na jap përgjigje lidhur me  informacionet  tona të mëparshme. Do të vazhdojmë të bëjmë presion që të hapen arkivat. Do të hulumtohen arkivat e Serbisë, ka thënë Gjetaj për gazetën “Fjala”.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …