Nikos Kotzias

Nikos Kocias: I arritëm të gjitha në bisedime me Tiranën, i kemi bindur se çështja çame nuk ekziston

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias, deklaron se është arritur pëlqimi me Shqipërinë për sa i takon vijës së kufirit detar mes dy vendeve dhe shton  se Greqia do të përfitojë nga kjo.  12 milje detare. Për Zonën Ekonomike Ekskluzive bëmë 13 orë negociata në fazën përfundimtare. Kishim filluar të diskutonim më përpara dhe më pas i pamë gjërat më hollësisht në Kretë në negociatat katërditore dhe në Korçë. I pyetur nga gazetari pse z. Bushati, që bënte përgjegjëse për marrëveshjen qeverinë e kaluar ra dakord, ndërsa jun thoni se keni  zgjeruar  kufirin detar  madje në 12 milje, Kotzias ka shpjeguar se bëhet fjalë për zgjerimin e zonës bregdetare kombëtare. Po do ta bëjmë, por këto janë zonat bregdetare kombëtare. Sa për ZEE mund ta shpallim, pasi pala tjetër ka pranuar që gjithsesi kemi të drejtë 12 milje dhe këtë e ka pranuar pala shqiptare. Kotzias  ka deklaruar edhe njëherë se nuk është diskutuar dhe nuk do të diskutohet  çështja çame. Dhe për këtë ka pranuar pala shqiptare.

I pyetur për ndryshimin e qëndrimit të kryeministrit shqiptar brenda pak muajve, Kotzias ka shtuar se kjo është pasojë e negociatave që u bënë me qartësi dhe durim, ndërsa ka mohuar zërat për ndërhyrje nga faktorë të huaj. Duke quajtur arritje të mëdha çështjen e varrezave të ushtarëve grekë, rindërtimin e Kishës në Himarë dhe dhënien e nënshtetësisë kryepeshkopit, Anastas, Kotzias ka bërë me dije se vizita e Tsipras në Tiranë për t’u takuar me homologun e tij shqiptar do të bëhet pak ditë para Pashkës ortodokse, me një fitore të re. (TopChannell)

Kontrolloni gjithashtu

A. Vuçiq: Kryeministri Kurti, u detyra nga Gjermania e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për lejimin e mallrave serbe

Për heqjen e ndalesës së mallrave serbe në vetëm një pikëkalim kufitar në Merdare, presidenti …