leoni

Imri Ahmeti: Fokusi i angazhimeve tona është avancimi në menaxhimin e interesit publik

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re”, ka folur për të arriturat dhe vështirësitë të cilat e kanë përcjellë këtë komunë gjatë vitit që e lamë pas, po ashtu edhe për planet për vitin 2016. Ai gjatë kësaj interviste ka folur edhe për realizimin e projekteve, të cilat janë shumë të nevojshme për qytetarët e kësaj komune.  Fokusi i angazhimeve tona ishte avancimi i performancës për menaxhimin e interesit publik, përkatësisht për avancimin e menaxhimit të buxhetit komunal. Pra, që kishte të bëjë me menaxhimin e pasurisë komunale, po ashtu edhe progresi për ofrimin e shërbimeve komunale.

 

Po ashtu, edhe të arriturat në vendimmarrje transparente, dinamika e realizimit të agjendës buxhetore, në veçanti tek investimet kapitale etj. Me një fjalë, është shënuar progres i jashtëzakonshëm në performancën e ekzekutivit komunal, por edhe për menaxhimin e interesit publik sipas kompetencës dhe përgjegjësive ligjore.   Vlerësojmë se kishte një avancim të gjithanshëm në të gjithë sektorët e menaxhimit. Pra, nuk mendojmë se kemi prekur majën e ajsbergut, por progresi, sidomos në parametrat vlerësues të të hyrave buxhetore, të ligjshmërisë së akteve dhe vendimeve. Po ashtu, edhe në menaxhimin e buxhetit, në dinamikën e ndërtimit të projekteve kapitale, ka thënë mes tjerash, kryetari Imri Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …