AAK: Tendencioz dhe pjesë fushatës speciale është lajmi se gjoja elektorati ynë po kalon në LDK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e konsideron si tendencioze dhe pjesë të fushatës speciale, pretendimet se  7 fshatra të Kaçanikut të organizuara brenda një nëndege paskan kaluar në LDK.  “AAK e vlerëson lartë dhe shumë pozitive përkushtimin në punë të kryetarit të degës së AAK-së në Kaçanik,Ylber Bajra, bashkë me strukturën udhëheqëse të saj për rimobilizim të radhëve në terren dhe reformë të thellë në të gjitha nivelet brenda degës së Kaçanikut”, thuhet në reagimin e AAK-së. “Për më tepër, si rrjedhojë e diskursit politik, AAK-së çdo ditë e më shumë po i shtohen radhët nga ish-aktivistë dhe simpatizantë të subjekteve politike që e kanë katandisur Kosovën për së keqi me kualitetin e tyre të ulët qeverisës, madje edhe duke i dhuruar Kosovës edhe dy marrëveshje të dëmshme që e cenojnë rendin kushtetues dhe sovranitetin e shtetit”, thuhet në kumtesën e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …