Figura e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, u çmua lart në Konferencën e Federatës së Paqes Universale, e cila për temë kishte “Skënderbeu, Liria dhe Paqja”. Historiani, Jakup Krasniqi tha se nuk ka dyshim nga askush që Gjergj Kastrioti- Skënderbeu është njëra nga figurat më të lavdishme të historisë sonë.Ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi tha se Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është personaliteti më i madh i kombit shqiptar. Jack Corley, kryetar i Federatës së Paqes për Evropën lindore, tregoi historinë se si është njoftuar për figurën e heroit të madh shqiptar. Ai tha se nuk është gjë e madhe ta duam mikun, por gjë e madhe është ta duash armikun. Ndërsa Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë, tha se ndjehet krenar që historia shqiptare ka krijuar vlera me rëndësi të dorës së parë për njerëzimin. Ai tha se në çdo vend Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës dhe u lartësua lart nga personalitete të larta të kohës.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …