leoni

Kryetari Ramosaj ka takuar këshillat e fshatrave

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka takuar këshillat e fshatrave. Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me rendësin e  këshillave të fshatrave për projektet të cilat do të implementohen brenda këtij viti kalendarik, kërkesat e fshatrave të cilat janë në prioritet, po ashtu dhe investimet të cilat do të bëhen  në zhvillimin e turizmit, bujqësisë etj. Me këtë rast kryetari Ramosaj, kërkoi bashkëpunim më të madh mes Institucionit Komunal dhe këshillave të fshatrave sepse janë një mekanizëm shumë i rëndësishëm dhe një urë lidhëse  mes Institucionit Komunal dhe banorëve të 37 lokaliteteve të Komunës së Deçanit.

Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj, ka kërkuar që takimet e rregullta të mbahen ç’do muaj mes institucionit komunal dhe këshillave të fshatrave për çka dhe ka marrë miratimin e të gjithë kryetarëve të cilët ishin të pranishëm në takim.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …