Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, njofton të gjithë banorët e Komunës së Rahovecit se për ndërmarrjen e veprimeve për prerjen e drunjve që janë në pronësi private dhe publike në territorin e Komunës së Rahovecit, duhet të ndërmarrin këto veprimet procedurale administrative:
1. Kërkesë me shkrim në Drejtorin BPZHR-ës – Sektori i Pylltarisë parashtrohet nga pronari i ngastrës kadastrale për tu pajisur me LEJEN për prerjen e pyjeve private dhe publike nga ku do të zhvillohet veprimi i prerjes së drunjve, kërkesës duhet ti bashkëngjisin:
-
Fleta poseduese e pronës (pyllit)
-
Kopja e planit e pronës (pyllit)
-
Kopja e letërnjoftimit e pronarit
-
Drejtorisë së BPZHR-ës – Sektorit të Pylltarisë duhet ti prezantohet edhe një marrëveshje ose një autorizim të noterizuar me shkrim e arritur në mes pronarit të ngastrës kadastrale dhe subjekteve të tjerë – kryerësit që planifikojnë ndërmarrjen e veprimit të prerjes së drunjve në ngastrën e pronarit të caktuar.
-
Në rastet ku kërkesa është paraqitur nga ndonjë i afërm i pronarit të ngastrës kadastrale për zhvillimin e veprimtarisë për prerjen e drunjve, parashtruesi i kërkesës duhet të prezantoj dëshmi mbi afërsinë familjare me pronarin e ngastrës ( Certifikatë të lindjes, Certifikatë mbi bashkësinë familjare etj.) dhe të zhvilloj procedurën e rregullt administrative sikurse që është prezantuar në pikën 1 të këtij njoftimit.
-
Kërkesat për tu pajisur me Leje për prerjen e drunjve në pyjet private dhe publike parashtrohen në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Rahovec nga ditë e Hënë – E premte, prej orës 08:00-16:00 h.
-
Afati për parashtrimin e kërkesave në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural për tu pajisur me Leje për prerjen e pyjeve në pronat private dhe publike është deri më 31.03.2018.
-
Obligohet Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural gjatë zhvillimit të procedurës administrative për tu pajisur me Leje për prerjen e pyjeve private dhe publike të zbatoj në mënyrë decidive të gjitha dispozitat e Udhëzimin Administrativ nr.07/2010, të datës 28.06.2010.