leoni

MINISTRI LEKAJ PRITI NË NJË TAKIM DREJTORIN E KOMPANISË EUROPTEN WIRFRED RENDL

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në një  takim drejtorin e  kompanisë   Austriake “EUROPTEN”,  Wirfred Rendl. Ministri Lekaj e ka falënderuar drejtorin e kompanisë Austriake Rendl, duke shprehur kënaqësinë se investitor të jashtëm po shfaqin interesim për investime në Kosovë. Ministri Lekaj e ka siguruar Rendl se Republika e Kosovës ka hartuar mjaft ligje që i garantojnë investimet e huaja në vend, pa lënë anash edhe ato vendore. Lekaj e ka njoftuar mysafirin se Kosova ka një potencial të madh të fuqisë punëtore dhe me shumë leverdi për të gjithë investitorët. “Ajo që e bënë atraktive Kosovën është që ka potencial të madh të resurseve njerëzore dhe të përgatitur,  janë më të lirë se në vendet tjera, kështu që kompanitë në Kosovë janë shumë profitabile, prandaj ju siguroj se do ta keni mbështetjen  e ministrisë tonë, për aq sa mundemi dhe aq sa kemi hapësirë ligjore. Drejtori i kompanisë Wirfred Rendl, duke e falënderuar Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, për pritjen dhe ka theksuar rëndësinë e Ministrisë së Infrastrukturës, jo vetëm në zhvillimin e brendshëm të vendit, por edhe në zhvillimin rajonal, nëpërmjet projekteve infrastrukturore. Ministri Lekaj dhe Rendl, kanë biseduar për projektet që kanë të bëjnë me infrastrukturën hekurudhore, për elektrifikimin e hekurudhave dhe nevojën e modernizimit të tyre, për të cilat kërkohen standarde dhe teknologji e lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …