Komuna e Kaçanikut vazhdon bashkëpunimin me OJQ AVONET

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në zyrën e tij, përfaqësues nga Organizata AVONET me seli në Ferizaj. Kryetari Ilazi përshëndeti aktivitetet e kësaj organizate, që kanë për qëllim ngritjen e mirëqenies qytetare, ndërsa uroi për bashkëpunime të mëtejme edhe për vitin 2018. Nga ana tjetër Kenan Gashi përfaqësues i AVONET, fillimisht uroi Kryetarin Ilazi për rizgjedhjen si Kryetar Komune, ndërsa uroi për bashkëpunime të reja me Komunën e Kaçanikut edhe për vitin 2018 përmes projekteve konkrete. AVONET ka për qëllim të rritë pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje, të monitoroj institucionet e Republikës së Kosovës, të avokoj për çështjet politike, ekonomike, sociale, të rritë transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë e zyrtarëve të institucioneve publike.

Kontrolloni gjithashtu

Më 16 prill organizohet takim publik me qytetarë të komunës së Ferizajt

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik e Komunës së Ferizajt me anë të një postimi në faqen …