Kosova është rinjohur si shtet i pavarur nga Guineja-Bisau. Lajmin e ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj, shef i kabinetit të zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacolli. Zyberaj për lajmi.net ka thënë se dokumenti i ri si notë verbale që ka ardhur më 24 janar në Kosovë dëshmon rinjohjen nga Guineja-Bisau. Ai ka thënë se notën verbale e ka marrë edhe Serbia. Rinjohja nga Guineja-Bisau vjen pasi shteti afrikan u raportua të ketë tërhequr muaj më parë njohjen e pavarësisë së vendit. Lajmi për tërheqjen e njohjes për Kosovën nga Guineja-Bisau ishte raportuar fillimisht nga mediat serbe më 17 nëntor të vitit të kaluar. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, që mburrur se kishte arritur të bindte shtetin afrikan të shfuqizonte njohjen për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …