leoni

Problemi me Klinikën e Kardiologjisë është vetëm njëri nga problemet e shumta

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se problemi i fundit i lidhur me Klinikën e Kardiologjisë është vetëm njëri nga problemet e shumta në shëndetësinë kosovare. Situata e krijuar është produkt i skemave përfituese të klaneve të cilat janë të lidhur me krimin e organizuar, që janë të mbështetura nga partitë politike në pushtet. “Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë janë përgjegjës direkt për politikat, monitorimin dhe funksionimin e gjithë sistemit shëndetësor në Kosovë. Siç dihet të dy Ministrit edhe Agani dhe Rrahmani kanë prerë shiritat për funksionalizimin e Kardiokirurgjisë dhe e njëjta nuk funksionon ende”.  “Edhe ish Kryeministri Thaçi dhe ky i tanishmi Mustafa kanë lejuar madje kanë ndihmuar që kjo skemë e krimit e organizuar të mirëmbahet dhe të avancohet. Këtë e kanë realizuar jo vetëm përmes Ministrave të Shëndetësisë por edhe përmes lidhjeve parapolitike që kanë zaptuar çdo sektor në Shëbimin tonë spitalor qoftë publik qoftë atë me kapital privat”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …