Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit Zahir Pajazitit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit Zahir Pajazitit

Kryeministri i Republikës sëKosovës, Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe pranë shtatores së heroit të atdheut, luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitit. Ai ka thënë vepra e heronjve të kombit është frymëzim dhe udhërrëfyes për të gjithë ne.

“Sot, së bashku me më të riun e familjes Pajaziti, Blinorin, dhe me bashkëpunëtorë, nderova themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahirin me bashkëluftëtarët Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhen, të cilët 21 vite më parë ranë heroikisht në luftën e lavdishme për lirinë e Kosovës. Me sakrificen e tyre sublime trasuan rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë sonë. Vepra e heronjve të kombit mbeten frymëzim dhe udhërrëfyes për të gjithë brezat që pasojnë. Zahiri, Hakifi dhe Edmondi do të jenë përherë në kujtesën tonë. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …